Bankat në Kosovë me kamata shumë të larta

Prishtinë, 8 maj - Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës dhe Bankën Qendrore, prezantuan raportin për zbatimin e standardëve dhe kodeve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë (RZSK), ku u tha se sektori privat nuk është duke punuar aq mirë dhe se nuk po mund të sigurojë paga të mira për punonjësit, kurse sa i përket sektorit bankar, vazhdon ti ketë normat e interesit shumë të larta.
Menaxheri i Bankës Botoëore, Jan Peter Olters, tha se auditimi dhe kontabilitetet janë themel i një ekonomie të tregut që funksionon, duke lejuar ata që të bahskëpunojnë me njëri-tjetrin me sukses
Sipas drejtuesit të Qendrës së Bankës Botërore, për reformën në raportimin financiar, Henri Frontin, ndryshim të rëndësishem e sheh miratimin e një ligji të ri të raportimit finaciar në korrik 2011 dhe ngritja e pragut për kërkesë ligjore për auditim.
Frontin tha se profesionet e kontabilitetit dhe autitimit në Kosovë kanë përjetuar një zhvillim të shpejtë dhe organizata kombëtare profesionale së Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar të Kosovës (SHKAÇ) u bë anëtare Profesionale e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) në vitin 2010
Rekomandimet nuk jan impelementuar nga raporti i kaluar të vitit 2006, për themelimin e një grupi shumë disiplinor të palëve të interesuara të sektorit privat dhe atij publik.
Sipas Henrit, thuhet se ishte kërkuar një Tabelë e Transpozimit që tregon për çdo dispozitë përkatëse të Asquis Communataire se si e zbatojnë atë dispozitë instrumentet juridike të Kosovës, e që nuk është bërë.
Gjithashtu ishte kërkuar që të bëjnë pasqyrat financiare të audituara dhe të konsoliduara të subjektit politik, përfishirë këtu edhe shënimet në pasqyrat financiare të gatshme në dispozicion të publikut brenda një periudhe të arsyeshme pas datës së bilancit të gjendjes, e kërkuar kjo nga subjektet me interes publik (afatshkurtër) dhe korporatat tjera (afatëgjatë) por që nuk është bërë.
Bordi i Kosovës për standardet mbi Raportimin Financiar (BKSFR) ishte rekomanduar që të mbajë Standardet e Kontabilitetit të Kosovës (SKK), si një sistem të thjeshtuar të raportimit financiar për zbatim për subjektet që nuk plotësojnë përkufizimin e subjektit me interes publik.
Gjitashtu ishte kërkuar qe Universitetet të bashkepunojnë me SHKÇAK dhe komunitetin e bisnesit në zhvillimin e programëve studimore të përshtatshme në nevojat për zhvillim të ekonomisë ku kjo gjë drei tash ende nuk është arritur.
Rekomandimet kyçe nga raporti i tij janë zbatimi i kërkesave për publikimin e pasyrave financiare, përkufizimi, monitorimi si dhe zbatimi i kërkesave ligjore të përvojës së parakualifikimit për auditor profesional.
Gjitashtu kërkohet përcaktimi i rolit të shoqatave profesionale ne sistemin e raportimit financiar.