Bankat kineze shtojnë blerjet me monedhën e huaj
Pekin, 18 maj - Bankat kineze blenë më shumë monedhë të huaj nga klientët e tyre sesa shitën gjatë prillit, në një kohë që tregu pret vlerësimin e mëtejshëm të juanit, theksoi të premten rregullatori i këmbimeve valutore.
Individë dhe institucione këmbyen 134 miliardë dollarë në monedhë të huaj nëpërmjet bankave kineze ndërsa blenë 99.7 miliardë dollarë amerikanë nga institucionet financiare, deklaroi Administrata e Shtetërore e Këmbimeve Valutore.
Teprica prej 34.3 miliardë dollarësh shënoi muajin tetë rresht në grumbullimin e tepricës në monedhë të huaj.
Liu Dongliang, një analist i \'China Merchants Bank\' thotë se kjo situatë tregon se tregu po pret vlerësimin e juanit.