Bankat kineze me deficit në pagesat valutore
Pekin, 20 gusht - Rregullatori i tregut valutor i Kinës tha se muajin e kaluar bankat komerciale kanë pasur një deficit neto në pagesat në valutë prej 42 miliardë juanësh.
Shifra ishte më e vogël se deficiti prej 133 miliardë juanësh në qershor.
Zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor Wang Chunying tha se shitbjerja e valutave nga bankat komerciale është bërë më ekuilibruar dhe tregu valutor ka ruajtur qëndrueshmërinë.