Bankat kineze do të emetojnë certifikata depozitash
Pekin, 3 qershor - Banka Qendrore e Kinës ka publikuar një rregullore të përkohshme, që i lejon institucionet financiare të lëshojnë certifikata depozitash.
Rregullorja ka për qëllim që t\'u japë bankave më shumë liri në përcaktimin e përqindjes së interesit.
Sipas rregullave të reja, investitorët individualë mund të blejnë certifikata depozitash me vlerë të paktën 300 mijë juanë ose rreth 48 mijë dollarë amerikanë, ndërsa investitorët institucionalë, të paktën 10 milionë juanë.
Interesi i certifikatave do të vendoset kryesisht nga tregu.
Bankat dhe investitorët mund të vendosin një normë interesi fikse ose te ndryshueshme, duke iu referuar Normës së Ofruar Ndërbankare të Shangait.