02 Nëntor 2024

Bankat janë duke respektuar në plotëni vendimin e MPB

Prishtinë, 18 prill - Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) përmes një komunikate për media ka demantuar lajmin ku thuhet se bankat e Kosovës nuk po respektojnë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e shërbimeve bankare për qytetarët me ID-të e skaduara.

"Dëshirojmë të informojmë opinionin publik që bankat janë duke respektuar në plotëni vendimin e MPB që kërkon që të ofrohen shërbime për qytetarët të cilëve ju ka skaduar dokumenti identifikues", thekson SHBK

Në këtë drejtim sipas SHBK-se ka pasur paqartësi në lidhje me atë se për cilin vit të skadimit bëhet fjalë, por dje është plotësuar ky vendim nga ana e MPB duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për ID-të e skaduara gjatë vitit 2020.

"Konfirmojmë edhe një herë se bankat në Kosovë janë duke zbatuar këtë vendim dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve  për të gjitha shërbimet bankare në tërë Kosovën pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalojmë në këtë kohë të pandemisë COVID-19."

"Falënderojmë të gjitha mediat të cilat janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të informuar publikun me informacione të sakta dhe të verifikuara", ka deklaruar SHBK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)