12 Janar 2025

Bankat italiane pësojnë dëme

Romë, 16 nëntor - Unicredit banka më e madhe në Itali, po përgatitet të ulë me mijëra numrin e punonjësve të saj me qëllim që të rrisë kapitalin e vet.

Sipas një njoftimi të Press Tv, kjo bankë gjatë tre muajve të tretë të vitit 2011 ka pësuar një dëm prej 10 miliard e 64 milion eurosh.

Kriza e borxheve në disa vende të Evropës ka ndikuar shumë në dëmet që ka pësuar kjo bankë njoftojnë burime nga banka Unicredit.

Për të rritur kapitalin e saj, banka në fjalë ka ndërmend të ulë personelin e vet me 5200 vende pune, ndërsa deri në vitin 2015 pritet të largohen nga puna edhe 2000 punonjës të tjerë.

Banka Unicredit gjithashtu ka kërkuar të rrisë kapitalin e vet me 7.5 miliard euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)