Bankat greke nuk do të kenë nevojë nga ndihma e BE dhe FMN
Athinë, 19 mars - Bankat greke të cilat janëgoditur rëndë nga kriza ekonomike mund të mos kenë nevojë për të tërë ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi drejtori i Bankës Qendrore Greke Jorgos Provopulos.
BE-ja dhe FMN-ja kanë ndarë rreth 50 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave, pronaret më të mëdha private të debisë greke. Bankat morën pjesë në ristrukturimin e debisë, me çka pronarët e obligacioneve humbën 74 për qind të investimeve të tyre.
Provopulos theksoi se rikapitalizimi i bankave do të përfundojë deri në shtator të këtij viti.
Ai paralajmëroi edhe një herë se nëse Greqia e braktis eurozonën kjo do të thotë hapje e dyerve të ferrit.