Bankat greke mbyllin filialet në Turqi dhe Rumani
Stamboll, 17 dhjetor - Banka më e madhe komerciale greke Banka kombëtare e Greqisë (NBG) dhe Banka ATE bënë të ditur se do të shesin filialet e tyre në Turqi dhe Rumani.
NBG planifikon të shesë 49 për qind nga Finansbanka turke, por nuk e përjashton mundësinë e shitjes së mëtejshme.
Ndërsa banka ATE bëri të ditur se do të shesë 93,3 për qind të filialeve në Rumani.
Bankat greke, të cilat më parë kishin ekspansion në vendet e Evropës Juglindore tani në masë të madhe varen nga financimi i Bankës qendrore evropiane, Bankës qendrore të Greqisë dhe ndihmës nga Bashkimi Evropian për rekapitalizim të sistemit financiar grek.