Bankat gjermane, gati të ndihmojnë Greqinë
Berlin, 1 korrik - Një zyrtar i lartë gjerman thotë se bankat gjermane janë gati të kontribuojnë për paketën e ndihmave për Greqinë.
Sot, Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojbël tha se disa banka gjermane janë të gatshme të japin hua të reja për Greqinë, në vend që të kërkojnë pagesat e menjëhershme të kësteve që kapin miliarda dollarë.
Plani u njoftua pas konsultimeve mes qeverisë gjermane dhe bankierëve kryesorë.