20 Nëntor 2024

Bankat fituan 36 milionë euro nga tarifat

Prishtinë, 25 qershor - Bankat Komerciale në vend gjatë vitit 2012 kanë fituar hiç më pak se 36.4 milionë euro nga tarifat dhe komisionet, e ku vërehet një rritje prej 9 për qind, apo 3.2 milionë euro më shumë se vitin 2011.

Instituti për Studime të Avancuara “GAP” ka publikuar të hënën “Bankometrin”, në të cilin janë prezantuar zhvillimet e fundit në sektorin bankat në vend.

Në studimin e “GAP”-it thuhet se bankat në Kosovë ngarkojnë përdoruesit e tyre me tarifa për shumë shërbime që në vende tjera ofrohen falas.

“Në bazë të bisedave joformale, përgjigjja e zyrtarëve të bankave ka qenë se për shkak të kostos nga ngarkesa e madhe në sportele dhe me qëllim të edukimit të klientëve për përdorim të e-banking ata detyrohen të aplikojnë tarifa për shërbimet e tyre në sportele. Në bazë të tabelës së tarifave për produkte dhe shërbime bankare ne kemi vërejtur se disa lloje të pagesave siç janë: ekzekutimi masiv i pagesave, KOSGYRO pagesat dhe pagesat e studentëve ofrohen falas nëse ato kryhen përmes e-banking, mirëpo kjo gjë nuk ndodh edhe në sportele”, thuhet në raport.

Më tej thuhet se kjo metodë e bankave komerciale që të nxisin klientët të përdorin e-banking si shërbim me kosto më të ulët po duket e efektshme. Në vitin 2012, numri i transaksioneve të kryera me e-banking ka pasur një rritje për 30 %, ndërsa gjithsej numri i transaksioneve të kryera përmes e-banking përbën 12 % të transaksioneve të kryera në total.

“Në anën tjetër, në bazë të statistikave të BQK-së, gjatë vitit 2012, fitimet nga tarifat dhe komisionet te bankat komerciale kanë shënuar ngritje për 9 % (3.2 milionë euro), apo 36.4 milionë në total, gjë që tregon se përfitimet nga tarifat dhe komisionet janë shumë më të larta se kostoja e ofrimit të tyre”, thuhet në “Bankometrin” e Institutit “GAP”.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)