16 Nëntor 2024

Bankat fitojnë 70 milionë euro

Prishtinë, 13 nëntor - Bankat në Kosovë në nëntë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur që t’i rrisin fitimet e tyre për 23 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.

Këto banka gjatë periudhës janar-shtator kanë fituar 69 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë kanë fituar 46.9 milionë euro. Raporti i Sistemit Financiar i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili është publikuar sot, njofton se gjatë kësaj periudhe kohore edhe kreditë kanë shënuar rritje.
 
Vlera e kredive ka arritur në 1,993euro, duke shënuar rritje prej 7.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas raportit, prej tyre 1 miliard e 322 milionë euro janë kredi për ndërmarrjet dhe 664 milionë euro për ekonomitë familjare. Rritje po ashtu kanë shënuar edhe depozitat për 5.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Vlera e depozitave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 2 miliardë e 656 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)