Bankat europiane studiojnë rihedhjen e monedhave të vjetra
Bruksel, 28 dhjetor - Situata aktuale e rënduar e ekonomive të Eurozonës, i ka detyruar ato të përgatiten për monedhat e vjetra.
Sipas të përditshmes amerikane "WSJ", disa banka të mëdha ndërkombëtare po marrin masa për t'iu rikthyer monedhave të vjetra, si lira italiane, dhrahmia greke dhe escudo e Portugalisë.
Sipas burimeve të mirinformuara, shkruan gazeta, bankat po përgatisin plane për të kryer transaksione në valutat e vjetra të Eurozonës.
"WSJ" shkruan se, sipas agjencisë belge, Swift, e cila drejton sistemet për transaksionet financiare ndërkombëtare, bankat në fjalë kanë kontaktuar për të patur teknologjinë dhe kodet e nevojshme.
Sipas drejtuesve të Swift, kompania është e gatshme të bëjë gjithçka për të garantuar zhvillimet e rregullta të këtyre shkëmbimeve valutore, kur të jetë e nevojshme.
Sipas "Uall Strit Journal", bankat po studiojnë të gjitha aspektet e impaktit që mund të ketë dalja e një apo më shumë vendeve nga Eurozona. (