17 Nëntor 2024

Bankat europiane, kontakte me bankat iraniane

Teheran, 12 prill - Një zyrtar i lartë i sektorit bankar të Iranit u shpreh se bankat europiane kanë kontaktuar me bankat iraniane, për të diskutuar për bashkëpunimin mes tyre pas përfundimit të sanksioneve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iranit, nëndrejtori i përgjithshëm i Bankës Kombëtare të Iranit për çështjet ndërkombëtare Gholam Reza Panahi u shpreh se pas publikimit të projektit kornizë për zgjidhjen e problemit bërthamor iranian nga Irani dhe 6 fuqitë botërore, dhjetra banka europiane kanë kontaktuar bankat përkatëse iraniane.

Sipas Televizionit Press të Iranit, Shoqata e Telekomunikacionit Financiar Global Ndërkombëtar me seli në Belgjikë ka pasur gjithashtu disa herë kontakte jozyrtare ose zyrtare me disa banka private iraniane për të diskutuar rifillimin e biznesit të saj në Iran. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)