16 Nëntor 2024

Bankat e Shqipërisë nuk lejohen të transferojnë kapitale në Greqi

Tiranë, 3 korrik - Guvernatori i Bankës së Shqiprisë Genti Sejko, deklaroi të enjten se bankat komerciale në vend nuk janë të lejuar të transferojnë kapitalin e tyre në bankat greke, si masë mbrojtëse e ndërmarrë nga banka qendrore.

Banka e Shqipërisë ka shpallur disa masa parandaluese në lidhje me krizën e thellë ekonomike të Greqisë dhe efektet e tyre të mundshme në performancën e bankave private në Shqipëri. Sejko tha se këto masa synojnë parandalimin e pasojave negative që kriza ekonomike e Greqisë mund të ketë në muajt e ardhshëm në sistemin bankar shqiptar.

\"Kriza greke pritet të ketë ndikim të parëndësishëm mbi sistemin tonë bankar, pavarësisht se çfarë ndodh në ditët e ardhshme, por rritja ekonomike e Shqipërisë do të ndikohet nga falimenti i mundshëm i Greqisë,\" deklaroi guvernatori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)