Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht
Prishtinë, 14 mars - Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se të Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët.
"Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit".
"Ju lutemi që degët bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet tuaja bankare", ka thkesuar BQK.