Bankat e Kosovës çerdhe e "talibaneve financiar"
Në një konferencë për media zyrtar të PNDSH-së, kanë vlerësuar se një gjë e tillë edhe ska se si të jetë ndryshe.
Me normat mesatare të interesit në kredi më të lartat në rajon, me numrin më të vogël të bankave për banorë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, me tanimë refuzim të bizneseve për të marrë kredi nga këto banka, me qindra biznese të mbyllura, ndër të tjera edhe për shkak të këtyre kamatave, sistemi bankar në Kosovë është shndërruar në çerdhe të talibaneve financiar të cilat po e terrorizojnë qytetarin dhe bizneset në vazhdimësi e si rrjedhojë edhe po e ngulfatin ekonominë e Kosovës.
ProCredit Banka para disa muajve në bazë të disa kritereve të pakuptimta largoj nga puna rreth 60 punëtorë, veprim ky i cili fatkeqësisht akoma vazhdon, por tani për shkak të kontratave të reja për punëtorët e saj, me mbulesë ligjore, por të zhveshura tërësisht nga etike e punës administrative bankare.
TEB Banka me kartelën yll apo siç njihet ndryshe star kartelën po ua terron klientëve të saj të kuptuarit e shumë kamatave që figurojnë në pasqyrat e llogarive të tyre bankare. Klientët e kësaj banke nëse jo deri më tani, shpejt do të zhgënjehen nga kjo kartelë dhe nga ky shërbim.
Në fund duhet të cekim edhe Bankën Kombëtare Tregtare e cila me veprimin e saj të fundit, uljen e normës së interesit në kreditë individuale në shifrën 7 %, ka hedhur poshtë të gjitha justifikimet e deritanishme për normat e larta të interesit në kredi. Megjithatë duhet cekur edhe atë se këto norma të interesit janë vetëm për punëtorët e sektorit publik, në shumën deri në 5000 euro dhe me maturim deri në dy vite.
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare shpreson se ky trend i BKT-së do të vazhdoj edhe tek sektorët tjerë, në veçanti tek bizneset , me shuma shumë më të larta, e me maturim shumë më të gjatë, ndryshe edhe ky veprim do të jetë një nga të shumtat që bankat përdorin për përfitime financiare dhe vetëm për përfitime financiare.