08 Nëntor 2024

Bankat e huaja vazhdojnë të hezitojnë të punojnë me Iranin

Teheran, 14 shtator - 9 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha dhe heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare, bankat e mëdha të huaja, hezitojnë të investojnë në Iran.

Kjo ndodh nga frika e një rikthimi të sanksioneve.

“Për momentin, disa banka të vogla evropiane kanë pranuar të punojnë me ne”, deklaroi Parviz Aghili, drejtor i bankës private “Khavarmianeh” (Middle East Bank).

“Por asnjë bankë e huaj e mesme ose e madhe ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë”, vazhdoi ai.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka vlerësuar se “për të modernizuar industrinë dhe rritur ekonominë, vendi i tij ka nevojë nga 30 deri në 50 miliardë dollarë investime të huaja në vit”.

Por pa institucionet e mëdha bankare ndërkombëtare është e pamundur të arrihet ky objektiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)