19 Nëntor 2024

Bankat e huaja ikin nga Bullgaria

Sofje, 13 shkurt - Gjatë 3 vjetëve të fundit 4 banka të huaja ikën nga Bullgaria. Pavarësisht se në tregun bankar në Bullgari dominojnë trezorët evropianë, pjesa e tyre në fund të vitit 2013 u ngushtua me 10%. Kështu pronësia e huaj në sektorin bankar tanimë është 70% nga tregu bullgar.

Një nga shkaqet është se, bankat perëndimore aktualisht zgjidhin problemet e veta. Që të katërt trezorët, të cilët ikën nga tregu bullgar, kishin tronditje serioze të kapitaleve. Që të mund të stabilizojnë gjendjen e vet, ata morën injeksione financiare si nga Komisioni Evropian, kështu dhe nga qeveritë e veta. Në këtë mënyrë këto banka tërhoqën shoqëritë e veta bijë nga Bullgaria për shkak të aktivitetit të vet të dobët.

Kriza është shkaku tjetër që sektori në këtë moment të mos të jetë tërheqës për investitorët e huaj. Kjo u dha mundësi lojtarëve vendas, të cilët ndërkohë janë bërë fort konkurrues, të blejnë aktivët e bankave të mëdha evropiane, të cilët dalin nga sektori bullgar. Sepse tregu bazë për biznesin financiar bullgar është Bullgaria – ky është tregu, të cilin mund ta prognozosh mirë, më në veçanti në vitet e krizës dhe të depresionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)