12 Janar 2025

Bankat e Europës kanë nevojë për 115 miliardë euro

Frankfurt, 9 dhjetor - Bankave të mëdha europiane sipas llogaritjeve të insititucionit për mbikqyrjen bankare të BE-së, EBA, iu mungojnë gjithsej 114,7 miliardë euro kapital.

Kjo shumë është rreth tetë miliardë më shumë se sa të dhënat paraprake në fund të tetorit. Këtë e bëri të ditur autoriteti mbikqyrës nga një test i bërë shpejt.

Me këtë test politika synon të rifitojë  besimin e tregut në stabilitetin e bankave. Ai ishte vendosur për tu bërë gjatë samitit të BE-së në fund të tetorit.

Sipas një njoftimi të agjenicisë së lajmeve Reuters, bankave ju duhet katër javë kohë që të paraqesin  planet e tyre për rritjen e  kapitaleve.  Këto plane duhet të përfundojnë deri më 20 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)