Bankat e BE-së, rezultate pozitive në testin e stresit
Bruksel, 2 gusht - Bankat e Bashkimit Europian treguan rritje të qëndrueshmërisë së tyre në një test stresi.
Rezultati i Testit të Stresit Bankar Europian konfirmoi se \"bankat në përgjithësi po bëhen gjithnjë e më elastike,\" tha zëdhënësja e Komisionit Europian Annika Breidthardt në një konferencë për shtyp.
Duke e quajtur testin \"një ushtrim i mirëprojektuar\", Breidthardt u tha gazetarëve se \"bankat tani po shkojnë qartazi drejt një mjedisi më të qëndrueshëm.\"
Të premten Autoriteti Bankar Europian publikoi rezultatet e testit të stresit të sivjetshëm në 51 bankat e BE-së, të cilat tregojnë se shumica e bankave i mbijetuan kontrollit, në kushtet kur mund të nevojitet që ato të jenë të përgatitura për një situatë të pafavorshme ekonomike.