20 Nëntor 2024

Bankat britanike alarm për sulmet kibernetike

Londër, 12 qershor - Rreziku nga hakerët dhe sulmet kibernetike janë më brengosëse sesa kriza në euro zonë për bankat britanike, ndërsa ato duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten nga ky fenomen, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Bankës së Anglisë.

Krimi kibernetik global në sektorin financiar është bërë një brengë më prioritare, marr parasysh një seri të rasteve të kësaj natyre që u regjistruan vitin e shkuar.

Muajin e kaluar, prokurorët amerikan kanë paraqitur detaje të një rrethi kriminal, i cili thuhet se ka vjedh më shumë se 45 milion dollarë nga dy banka në Middle Eastern, pasi u janë hakuar firmat e procesimit të kartelave të kreditit.

Ky grup kriminal, pastaj ka tërhequr para të gatshme nga 27 shtete.

Drejtori i stabilitetit financiar në Bankën e Anglisë, Andreë Haldane, është takuar me homologët e pesë bankave më të mëdha britanike, të cilët pajtohen se në gjysmëvjetorin e fundit se kërcënimi i tyre më i madh është nga sulmet kibernetike.

Haldane është rrëfyer sot në Komisioni Parlamentar të Thesarit, të cilit i tha se përqëndrimi në kreditet, tregun dhe risku i likuiditetit në pesë vitet e kaluara, mund të kenë shpërqendruar vëmendjen nga risku operacional dhe në veçanti sulmet kibernetike në bankat ose infrastrukturën e tyre siç janë sistemet e pagesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)