12 Janar 2025

Bankat botërore marrin masa për të sistemin financiar

New York, 1 dhjetor - Bankat qendrore më të mëdha të botës ndërmorën masa të bashkërenduara sot për të mbështetur sistemin financiar global, që rezultuan në rritjen e çmimeve të aksioneve.

Rezerva federale amerikane, Banka qendrore evropiane, Banka e Anglisë dhe bankat qendrore të Japonisë, Kanadasë dhe Zvicrës thanë se që nga e hëna dollari do të huazohet me një çmim 0.5 për qind më të lirë.

Këto masa merren për të rritur qarkullimin e kapitalit për bankat evropiane të mbërthyera në krizën e borxheve që ka kaplluar kontinentin. Masat synojnë gjithshtu të nxisin aktivitetin ekonomik në botë.

Çmimet e aksioneve u rritën 3 për qind ose më shumë në bursat e Nju Jorkut, Londrës, Parisit dhe Frankfurtit. Analistët i përshëndetën veprimet e fundit të bankave qendrore, por ngritën pikëpyetje për jetëgjatësinë e ndikimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)