Banka zvicerane UBS AG do të shkurtojë 10.000 vende pune
Bern, 28 tetor - Banka më e madhe në Zvicër, UBS AG, do të reduktojë mbi 10. 000 vende pune, të cilat përbëjnë 16 për qind të fuqisë punëtore të bankës.
Banka, e cila punëson mbi 60.000 njerëz, do të shpallë detajet e shkurtimeve kur të publikojë rezultatet e tremujorit të tretë më 30 tetor.
Që nga fillimi i krizës financiare në Evropë, UBS është goditur nga miliarda dollarë humbje tregtare, keqmenaxhime dhe skandale.
Vitin e kaluar, banka zvicerane tha se do të shkurtojë vetëm 5 për qind të fuqisë punëtore të saj, ose rreth 3.500 vende pune.