Banka zvicerane Julius Baer firmos marrëveshje me SHBA
Bernë, 31 dhjetor - Banka private zvicerane Julius Baer thotë se ka arritur një marrëveshje paraprake me autoritetet amerikane lidhur me akuzat se ajo ka ndihmuar klientët amerikanë të mashtrojnë me taksat.
Përmes një deklarate Banka njoftonte sot se ka caktuar një buxhet prej 547 milionë dollarësh për të mbuluar koston e marrëveshjes.
Propozimi i bankës Julius Baer është miratuar nga zyra e Porkurorit për Distriktin Jugor të New Yorkut.
Ende pritet miratimi përfundimtar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Banka thotë përmes dekleratës se mbetet e angazhuar për bashkëpunim aktiv me hetimet amerikane.