Banka Ziraat merr leje për ta ushtruar aktivitetin në Prishtinë
Prishtinë, 1 qershor - Banka turke Ziraat e ka marrë licencën e operimit për Degën e saj në Prishtinë nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në deklaratën e publikuar në Platformën për Informimin e Publikut të Bankës Ziraat është theksuar se banka ka marrë lejen e operimit me Degën e Prishtinës nga Banka Qendrore e Kosovës.