06 Nëntor 2024

Banka “Wells Fargo” gjobitet me 1 miliard dollarë

New York, 21 prill - Gjiganti bankar amerikan “Wells Fargo” ka rënë dakord t’u paguajë agjencive rregullatore federale një miliard dollarë, për t’i dhënë zgjidhje akuzave se nuk arriti të identifikojë dhe të parandalojë problemet në lidhje me dhënien e kredive për shtëpi dhe automjete.

Banka ka pranuar se u ka shitur sigurime të panevojshme për makinat, qindra mijëra klientëve të saj që kishin marrë kredi. Huadhënësi më i madh në SHBA “Wells Fargo”, ka pranuar gjithashtu se ka detyruar me mijëra konsumatorë të paguajnë tarifa të panevojshme për kyçjen e normave të interesit në kreditë e marra për shtëpinë e tyre.

Banka do t’i paguajë 500 milionë dollarë zyrës së Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit dhe një shumë tjetër prej 500 milionë dollarësh zyrës së Kontrollorit të Departamentit të Thesarit, gjobat më të larta të vendosura ndonjëherë nga secila prej agjencive.

Paratë nuk do të shkojë direkt tek klientët e dëmtuar, megjithëse banka ka rënë dakord të ofrojë dëmshpërblim. Ky është kapitulli i fundit i një skandali të madh e të gjatë që e ka vendosur bankën nën një kontroll të rreptë federal.

“Wells Fargo” u trondit gjithashtu nga një skandal tashmë i raportuar gjerësisht. Banka ka pranuar se punonjësit e saj kishin aktivizuar 3.5 milionë llogari bankare dhe karta krediti, pa autorizimin e klientëve.

Më parë gjatë këtij viti, duke cituar "abuzimet e përhapura", Banka Qendrore amerikane, ndërmori një veprim historik, duke urdhëruar që “Wells Fargo” të mos rritet më shumë se 1.95 trilionë dollarë në vlerë pasurore. Banka Qendrore i kërkoi gjithashtu “Wells Fargos” të zëvendësonte disa anëtarë të bordit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)