Banka të sigurta në Kosovë dhe Shqipëri
Hapja solemne është bërë nga drejtuesit e Shoqatave të bankave, respektivisht nga Kosova Petrit Balija dhe nga Shqipëria znj. Endrita Xhaferi.
Balija me këtë rast tha se siguria e klientëve të bankave është një prej objektivave kryesorë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.
Ai potencoi rëndësinë qe ka ofrimi i shërbimeve të shpejta, të lehta dhe mbi të gjitha të sigurta për klientët e bankave.
Në konferencë janë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të sigurisë.