Banka spanjolle "Bankia" kërkon ndihmë
Madrid, 26 maj - Banka e katërt më e madhe në Spanjë i ka kërkuar qeverisë 19 miliardë euro ndihma shtesë.
Bankia, e cila posedon rreth 32 miliardë euro në të ashtuquajturat asete toksike, tashmë ka marrë 4.5 miliardë euro ndihma shtetërore.
Të premten, agjencia e vlerësimit Standard and Poors ka degraduar vlerësimet për Bankia-n.
Tregtia e aksioneve në këtë bankë është ngrirë, pasi ato kanë humbur më shumë se 7 për qind të enjten.
Më herët, Qeveria spanjolle ka vlerësuar se sektori i saj bankar nuk do të ketë nevojë për më shumë se 15 miliardë euro nga ndihmat shtetërore për të mbuluar humbjet e veta.