22 Dhjetor 2024

Banka Societe Generale ndërprerën të gjitha operacionet në Rusi

Paris, 12 prill - Banka shumëkombëshe franceze e investimeve dhe kompania e shërbimeve financiare Societe Generale njoftoi se ka ndërprerë të gjitha operacionet e saj në Rusi.

"Societe Generale pushon aktivitetet e saj bankare dhe të sigurimeve në Rusi, si dhe njofton nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjeve për shitjen e të gjitha aksioneve të saj në Rosbank dhe filialet ruse të sigurimeve të Grupit tek Interros Capital, aksioneri i mëparshëm i Rosbank", thuhet në deklaratë.

Banka tha se po largohet nga Rusia "në një mënyrë efektive dhe të rregullt", duke siguruar vazhdimësi për punonjësit dhe klientët e saj.

Deklarata thekson se shitja e të gjithë aksioneve të saj në Rosbank i nënshtrohet miratimit të autoriteteve rregullatore dhe antitrust dhe pritet të përfundojë në javët në vijim.

Societe Generale tha se fshirja e vlerës neto kontabël të aktiviteteve të sekuestruara nga ky hap ishte rreth 2 miliardë euro (2,18 miliardë dollarë).

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke çuar në sanksione të rënda financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)