08 Nëntor 2024

Banka shtetërore gjermane transferon gabimisht 5 miliardë euro

Berlin, 25 mars - Një bankë shtetërore gjermane pranoi të premten se më 20 shkurt u kishte transferuar gabimisht katër bankave të ndryshme rreth 5 miliardë euro.

“Transferta e gabuar u diktua dhe u korrigjua në çast dhe e gjithë shuma monetare është rikuperuar sërish”, konfirmoi banka gjermane KfW me seli në Frankfurt.

Banka sqaroi se problemi ishte pasojë e “gabimit njerëzor” të një programuesi pa përvojë të KfW-së, pasi shkarkimi i të dhënave të gabuara bëri që programi i transferimit të pagesave të kryente në mënyrë automatike transferta të shumëfishta drejt katër bankave të tjera.

Banka shprehu keqardhje për incidentin dhe ndërkohë njoftoi se “ka ndërmarrë një hetim të përgjithshëm të brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që të sqarojë plotësisht shkaqet e këtij gabimi.”

Kjo nuk është hera e parë që KfW-ja gjendet në një situatë të tillë. Në vitin 2008, në kulmin e krizës financiare, banka u bë objekt talljeje pasi i transferoi “Lehman Brothers” më shumë se 320 milionë euro , pikërisht në ditën kur banka amerikane e investimeve kishte aplikuar për falimentim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)