Banka Shqiptare rrit normën bazë të interesit
Tiranë, 13 prill - Banka e Shqipërisë vendosë të rrisë me 0.05 përqind normën bazë të interesit duke kapur vlerën e 5.25 përqind.
Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani gjatë muajit shkurt është rritur inflacioni në vend dhe shkak për këtë janë bërë rritja e çmimeve të mallrave të konsumit.
Sipas tij ecuria e inflacionit do të varet nga ankorimi i pritjeve inflacioniste të publikut.
\"Kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme të ngadalta edhe pse kërkesa për kredi është shtuar\", ka pohuar Fullani.