Banka Qëndrore shënon Javën ndërkombetare të Parasë
Prishtinë, 14 mars - Të mesojmë të kursejmë është motoja e aktivitetit që ka mbledhur sot në auditoriumin e Bibliotekës Kombetare , fëmijë, mësues të shkollave të kryeqytetit, përfaqësues të Bankës Qëndrore ,Shoqatës së Bankave përfaqësues të mediave . Kjo ngjarje shënohet në të gjithë boten dhe ka për protagonist kryesor fëmijët , nxënësit dhe të rinjtë .
Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve , më qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve , nxënësve dhe të rinjëve në përgjithësi , çdo vit në gjithë botën organizohet fushata e njohur me shënimin e aktiviteteve emrin si Java ndërkombetare e e Parasë. Bartëse të këtij aktiviteti janë kryesisht Bankat Qëndrore të vendeve përkatëse .Bazuar në mandatin e saj si dhe konform obligimeve që dalin prej objektivave të saj të bazuara në Planin Strategjik të saj, si institucioni qëndror bankar i Kosovës , këtë vit edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ngashëm me bankat simotra të saj i është bashkangjitur manifestimeve për të shënuar këtë ngjarje.
Synimi i BQK-së është që Projekti i fushës së edukimit të zgjerohet në të ardhmën në të gjitha shkollat fillore, fillore të mesme dhe ato të mesme , gjimnaze e kolegje dhe fakultete në gjithë vendin , në mënyrë që të realizohen ligjerata, kuize, punëtori dhe aktivitete që kanë të bëjnë me financat , me theks të veçant organizimin e aktiviteteve të larmishme për ti përfshirë financiarisht fëmijët , duke u mësuar si të kujdesën për paratë dhe si të bëhën pjesë e kursejnë.
Organizata Të rinjtë , femijët dhe financat ndërkombëtare (Child And Youth Finance International) është bartëse e këtyre aktiviteteve në gjithë botën. Anëtar të saj janë Bankat Qëndrore të shteteve dhe asociacionet tjera . Nga ky vit edhe Banka Qëndrore është anëtare e kësaj organizate .
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ,z.Bedri Hamza më rastin e shënimit të kësaj dite duke iu drejtuar fëmijëve, pasi u ka spjeguar për rolin dhe rëndësinë e kursimeve , ndër të tjera ka theksoi : Paratë duhet ti shpenzoni vetëm për gjërat të cilat keni nevoja që ti keni d.m.th. ushqim, veshmbathje, libra fletore (edhe për ndonjë lodër ndonjëherë) dhe jo domosdoshmërisht për gjërat që dëshironi ti keni. Në afat të gjatë është shumë më mirë që paratë të cilat i shpenzoni për gjërat që dëshironi ti keni dhe jo pse keni nevojë, ti ruani ato në formë të kursimeve, sepse paraja e kursyer është para e fituar.
Ne si prindër, gjithmonë kemi dëshirë që tua plotësojmë të gjitha dëshirat dhe tu shpërblejmë me dhurata apo para sa herë, që ju tregoni rezultate në shkollë, ndihmoni në shtëpi dhe na bëni krenar me të arriturat tuaja. Por dhe më shumë krenar do t na bëni nëse paratë të cilat ua japim do ti shpenzoni me kujdes dhe do ti kurseni me kujdes.
Natyrisht që po flasim për shumë të vogël të parave që prindërit apo të afërmit iu dhurojnë, si rezultat i sjelljes së mirë, rezultateve në shkollë apo me rastin e festave, por mos harroni fuqia e një centi apo një euroje është shumë e madhe dhe fuqinë e një centi apo një euroje ju mund ta kuptoni vetëm atëherë kur shkoni në dyqan, dëshironi të blini diçka dhe ju mungon një cent apo një euro për ta blerë atë. Unë shpresoj shumë që e keni kuptuar rendësinë e kursimit të parasë dhe gjithashtu shpresoj që këtë mësim të sotëm do ta ndani edhe me shokët dhe shoqet e tjera në klasën dhe shkollën tuaj.
Për rëndësinë dhe shënimin e kësaj dite , drejtori i Shoqatës së Bankave z.Robert Ëright , u tregoi nxënësve pjesëmarrës për rolin dhe rëndësinë e kursimeve .
Poashtu edhe znj.Shkëndije Himaj , këshilltare e Bordit ekzekutiv , në fjalën e saj u ka rrëfyer fëmijëve për praktikat e përditshme dhe rëndësinë e kursimeve për të ardhmen.
që duke iu drejtuar fëmijeve ndau një nje rrefim nga përditshmëriatë
Banka Qëndore për të dëshmuar rekreativitetin e fëmijeve në shkollat fillore të ciklit të ulët u ka shpërndarë atyre nje ftesë për marrë pjesë më punimet e tyre, ku do të demostrohen shkathtësitë e tyre në vizatime, vjershja apo ese dhe punimet me të mira të tyre të përzgjedhura nga një komision i përbashkët , arsimtar ,përfaqësues të BQK-së ,do të shpërblehën me çmime nga BQK
Aktivitetet që do të zhvillohen në të ardhmën do jenë më gjithëpërfshirëse dhe do të shënohen në gjithë vendin .