17 Nëntor 2024

Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit

Moskë, 11 dhjetor - Banka Qendrore e Rusisë, ka njoftuar se e ka rritur normën bazë të interesit dhe atë nga një përqindje e plotë, në 10.5 për qind.

Rritja e normës së interesit është bërë në kuadër të përpjekjeve për rritjen e vlerës së monedhës ruse e cila ka shënuar rënie në muajt e fundit.

Rritja e normës së interesit, është bërë publike të enjten pas parashikimit të Bankës Qendrore, se inflacioni deri në fund të vitit, do të arrijë deri në 10 për qind.

Rubla dhe ekonomia ruse në përgjithësi, ka pësuar goditje gjatë muajve të fundit si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe vendet e tjera, për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Që nga marsi i këtij viti, banka qendrore ruse gati e ka dyfushuar normën e interesit, ngase ajo fillimisht kishte qenë vetëm 5.5 për qind.

Vetëm gjatë këtij viti, rubla ruse ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)