18 Nëntor 2024

Banka qendrore po heton Bankën e Kinës për pastrim parash

Pekin, 12 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore i Kinës tha se duhet më shumë kohë për të hetuar nëse Banka e Kinës, një nga pesë bankat shtetërore është përfshirë në pastrim parash.

Televizioni qendror e akuzoi Bankën e Kinës se ka transferuar shuma të mëdha parash jashtë vendit.

Guvernatori Zhou Xiaochuan tha se banka qendrore dhe Administrata Shtetërore e Këmbimeve Valutore janë duke hetuar rastin.

Por zyrtarë që kanë dijeni mbi hetimin thanë se nisja e hetimit nuk do të thotë se banka zhvilluar veprimtari të paligjshme.

Sipas raportit të CCTV-së, Banka e Kinës kishte konvertuar në valutë sasi të mëdha kapitali dhe më pas i kishte transferuar jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)