15 Nëntor 2024

Banka qendrore kineze shton likuiditetin në treg

Pekin 2 shkurt - Banka qendrore e Kinës bëri të ditur të hënën se kishte hedhur në treg më shumë se 1.5 trilionë juanë (rreth 230 miliardë dollarë amerikanë) me anë të mjeteve të saj financiare MLF, SLP dhe PSL.

Ky veprim vlerësohet si një përpjekje për të siguruar likuiditetin e mjaftueshëm, kur parashikohet pakësim i tij deri në Vitin e Ri Kinez.

Banka Popullore e Kinës tha se kishte injektuar rreth 520 miliardë juanë nëpërmjet SLF-së për të siguruar \"stabilitetin në tregun monetar\" dhe 860 miliardë juanë me anë të MLF-së për të nxitur mbështetjen nga institucionet financiare të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të projekteve rurale.

Ndërkohë, 140 miliardë juanë të tjerë janë dhënë nëpërmjet PSL-së për Bankën e Zhvillimit të Kinës, Bankën Bujqësore dhe Bankën e Eksport-Importit të Kinës për ndërtimin e infrastrukturës së vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)