Banka qëndrore japoneze ofron kredi miliardashe për nevojë
Tokio, 7 prill - Banka Qendrore e Japonisë ka krijuar një program kredish prej miliardash për të mbështetur ekonominë e vendit, të dëmtuar rëndë nga katastrofa.
E gjithë ekonomia e vendit, veçanërisht ajo e prodhimeve ndodhet nën një presion të madh, arsyetoi banka vendimin e saj.
Programi me një vëllim prej një billion jenësh (afërsisht rreth 8,2 miliardë euro) i ofron bankave veçanërisht në verilindje të vendit kredi të lira për një vit.
Rreth një muaj pas shpërthimit të katastrofës bërthamore qeveria mendon se njerëzit e larguar duhet të lejohen që të kthehen sa më shpejt në zonat e ndaluara.
Së bashku me ekspertët duhet kontrolluar se sa e lartë është siguria në këto zona që njerëzit të ktheheshin në vendbanimet e tyre të mëparshme, thuhet në Tokio.