Banka Qendrore greke ka nevojë për 6.4 mld euro
Athinë, 7 mars - Banka Qendrore e Greqisë ka vlerësuar se nevojat për kapitale në sistemin bankar janë 6.4 miliardë euro apo 8.9 miliardë dollarë amerikanë, sipas një raporti të lëshuar mbrëmjen e së enjtes.
Rikapitalizimi i sistemit bankar grek është kthyer këtë javë në një çështje të nxehtë në bisedimet mes autoriteteve greke dhe huadhënësve ndërkombëtarë.
Sipas raportit të Bankës Greke, bazuar në rezutatet e \"testeve të fundit të stresit\" ndaj bankave të vendit, nevojat për kapitale deri më 2017-n nuk do t\'i kalojnë 6.4 miliardë eurot.
Banka Qendrore u bën thirrje të gjitha bankave të vendit që deri më 15 prill të paraqesin planin për të rritur kapitalin për herë të dytë që pas shpërthimit të krizës së borxheve. (