06 Maj 2024

Banka Qendrore Evropiane ul papritur normën e interesit

Frankfurt, 4 nëntor - Banka Qendrore Evropiane, nën drejtimin e presidentit të ri Mario Draghi, uli sot papritur normën e interesit.

Draghi, një bankier italian i njohur me nofkën Super Mario, i habiti tregjet financiare duke ulur me 0,25 përqind normën e huadhënies së bankës, e duke e çuar atë në 1 presje 25 përqind, vetëm dy ditë pas marrjes së postit.

Ai tha se ulja e interesit ishte e nevojshme për shkak të rrezikut të shtuar të rënies së ekonomisë evropiane gjatë muajve të ardhshëm dhe sepse tregjet financiare janë bërë të paqendrueshëm në vazhdën e krizës së borxheve në Greqi dhe në vende të tjera.

Ai tha se tensionet e shkaktuara nga mundësia e daljes së Greqisë nga Eurozona ka të ngjarë të rëndojë rritjen ekonomike të Evropës për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)