19 Nëntor 2024

Banka Qendrore Evropiane ruan normën bazë të interesit

Frankfurt, 12 janar - Për rigjallërimin e ekonomisë së eurozonës, Banka Qendrore Evropiane vendosi të ruajë normën bazë të interesit në 0.25%,në nivelin më të ulët historik. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje për politikat monetare.

Drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi deklaroi për mediet se norma bazë e interesit mund të qëndrojë në nivelin aktual ose më të ulët. Sipas tij, Banka është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet për rigjallërimin e ekonomisë në eurozonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në dhjetorin e vitit të kaluar, inflacioni i eurozonës ishte 0.8%. Sipas Draghit, inflacioni i ulët do të vazhdojë për një kohë të gjatë, por aktualisht në eurozonë nuk ka deflacion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)