Banka Qëndrore Evropiane rrit normën e interesit
Bruksel, 8 prill - Banka Qendrore Evropiane miratoi rritjen e parë të normave të interesit që prej qershorit të vitit 2008, duke rritur presionin mbi Portugalinë që kërkoi borxh nga Bashkimi Evropian.
Rritja e normave të interesit bëhet në përpjekje për t`iu kundërvënë inflacionit në eurozonë.
Vendimi i së enjtes për të rritur normën e interesit me 1.25 për qind është ndryshimi i parë që kur u shkurtua me shifrën rekord të 1 për qindëve në muajin maj të vitit 2009.
Jean-Claude Trichet, President i bankës, theksoi se Evropa po përballej me rrezikun e inflacionit pavarësisht vështirësive ekonomike në Irlandë, Greqi dhe Portugali, e cila u bë viktima e fundit e krizës buxhetore të vendeve të rajonit, duke kërkuar borxh nga BE-ja.
Trichet theksoi se rreziku i inflacionit mbetet i lartë dhe se banka do të monitorojë nga afër zhvillimet e ardhshme në çmime.
Pas disa muajsh duke ripërsëritur faktin se nuk ka nevojë për ndihma nga jashtë, Portugalia më në fund ka vendosur të kërkojë financa nga Bashkimi Europian.
Vendi me 10.5 milionë banorë, u bë anëtari i tretë i eurozonës që kërkon ndihma pas Greqisë dhe Irlandës.
Kryeministri Zhoze Sokrates tha se refuzimi i parlamentit për masa shtesë të kursimit e bëri të pashmangshme kërkimin e ndihmave.