Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon normën e interesit
Bruksel, 15 janar - Banka Qendrore Evropiane do të mbajë të pandryshuar e normës bazë të interesit në nivelin e tanishëm të 16 vendeve të eurozonës, në 1%.
Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Cladue Trichet, tha në konferencën e shtypit ku njoftoi vendimin se, presioni i inflacionit në eurozonë është rritur.
Në periudhën afatgjatë tha Trichet, niveli i inflacionit do të mbahet brenda nivelit 2%, i caktuar nga Banka Qendrore Evropiane.