Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë drejtpërdrejtë Greqinë
Athinë, 16 shkurt - Anëtarët e bordit udhëheqës të Bankës qendrore Evropiane, do të ndihmojnë drejtpërdrejtë Greqinë.
Sipas informacioneve të agjencisë informative Euronews, Banka Qendrore e Evropës ka marrë vendim që edhe Greqia të futet në mesin e vendeve të eurozonës që do të ndihmohen direkt nga BQE.
Të hënën do të jetë takimi vendimtar i Eurogroup, që pritet të marrë në konsideratë vendimet përfundimtare mbi programin e ri të ndihmës për Greqinë, me vlerë 130 miliardë euro, pasi Parlamenti grek miratoi memorandumin e ri të masave.
Greqia duhet të ulë borxhin prej 325 miliard eurosh për marrjen e kësaj kredie.
Dje presidenti i Eurogroup shprehu kënaqësinë për votën pozitive të Parlamentit grek në lidhje me programin e dytë të mbështetjes së Greqisë, por tha se ka ende çështje të pazgjidhura teknike midis Greqisë dhe Trojkës.