Banka Qendrore Europiane ruan përqindjen e interesit
Frankfurt, 9 maj - Banka Qendrore Europiane zhvilloi në Bruksel mbledhjen e politikës së vet monetare, ku vendosi të mbajë përqindjen e interesit të rifinancimit në nivelin e ulët historik 0.25 %.
Njëkohësisht, përqindja e interesit të depozitave dhe të kredive afatshkurtra ndërbankare ruhen përkatësisht në 0 dhe në 0.75 %.
Pas mbledhjes, presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi u shpreh se ekonomia e Eurozonës po rigjallërohet ngadalë sipas parashikimit dhe se në disa muajt e ardhshëm në Eurozonë do të ruhet niveli i ulët i inflacionit.
Draghi shtoi se Banka Qendrore Europiane premton të marrë masa, duke përfshirë edhe politika të jashtëzakonshme monetare, për të përballuar rreziqet e sjella nga inflacioni i ulët për një periudhë tepër të gjatë.