Banka Qendrore Europian nuk e ndryshon normën e interesit
Frankfurt, 9 shtator - Banka Qendrore Europiane vendosi të mos ndërmarrë hapa të tjerë në politikën e saj monetare duke e lënë të pandryshuar normën e interesit.
Presidenti i saj Mario Draghi tha se zgjatja e Programit të Blerjeve të Aseteve nuk ishte parashikuar në axhendën e mbledhjes së kësaj jave.
Ndërkohë si rezultat i kësaj dollari amerikan u forcua ndaj thuajse të gjitha monedhave të tjera.
Në tregjet e Nju Jorkut, euroja u rrit me 18-pikë bazë, ndërsa indeksi i matjes së dollarit me gjashtë monedha të tjera u rrit me 0.08 për qind.