Banka Qendrore e Suedisë ngrit shkallën e interesit
Stokholm, 2 korrik - Banka Qendrore e Suedisë ngrit shkallën qendrore të me 0,25 përqind në 0,5 përqind.
"Ekonomia suedeze po zhvillohet fuqishëm pas periudhës së thellë të rënjes. Për të përballuar inflacionin e caktuar prej 2 përqind dhe për të mbajtë një zhvillim stabil në ekonominë reale nevojitet tani një ngritje suksesive e shkallës së interesit", shkruan Banka Qendrore e Suedisë në njohtimin për shtyp.
"Njëkohësisht pritet që shkalla zhvillimore në botë të jetë më e ultë gjë që për një kohë më të gjatë s´do të ketë nevojë për ngritjen e kamatës aq shumë siç është vlerësuar më herët", thuhet më tutje në njohtimin për shtyp.
Në konferencën e sotme për shtyp, shefi i Bankës Qendrore të Suedisë Stefan Ingves theksoi se kamata e tashme është e ultë nga kamata normale dhe se ngritje tjera priten gjatë viteve të ardhshme.
Ndërkaq lajmin për ngritjen e kamatës kryesore e quajti "lajm i mirë veror".