15 Nëntor 2024

Banka Qendrore e Kosovës shton bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë

Prishtinë, 24 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza ka pritur në një takim Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori ka falënderuar Sejko për vizitën dhe fillimisht u ndal për  një shpjegim të detajuar për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare, industrinë  e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.

Gjithnjë sipas të dhënave dhe treguesve të zhvillimeve aktuale  kemi të bëjmë me një  sistem të shëndoshë dhe likuid, ka zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët, u shpreh Guvernatori Hamza.

Gjatë bashkëbisedimit të dy guvernatorët kanë shkëmbyer informacione lidhur me zhvillimet në përgjithësi, si dhe për sfidat në të cilat po kalojnë sektorët financiarë të të dyja vendeve.

Guvernatori Hamza, ka falënderuar Sejko për kontributin e deritashëm të Bankës së Shqipërisë dhënë  BQK-së  dhe njëherësh  potencoi  vullnetin e BQK-së për të avancuar më tutje frymën e bashkëpunimit konform marrëveshjeve të mëhershme të arritura mes dy institucioneve tona  duke thelluar frymën  e bashkëpunimit në zhvillimin profesional të punonjësve të të dyja institucioneve me fokus të veçantë në fushën e analizave dhe modelimit makroekonomik, integrimit evropian, planifikimit strategjik, stabilitetit financiar, sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.

Nga të dy bashkëbiseduesit me këtë rast u vlerësua  lartë  bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, ku  BQK-së  përmes Guvernatorit Sejko nga ana e Bankës së Shqipërisë i është  ofruar thellimi i  bashkëpunimit  në fushat e ndryshme, që përkojnë me zhvillimet në frymën e praktikave më bashkëkohore.

Po ashtu Guvernatori Hamza ka shfaqur gatishmërinë e BQK-së, që gjithnjë konform frymës së shkëlqyer të bashkëpunimit të ofrojë ndihmën e saj për fushat e ndryshme, që BSH-ja i konsideron si të rëndësishme në marrjen e përvojave.

Gjatë këtij takimi Sejko ka falënderuar Guvernatorin Hamza dhe BQK-në  dhe ka  premtuar se  takimet e institucioneve tona,  si dhe  bashkëpunimi profesional me BQK-në  do të vazhdojnë  edhe në të ardhmen dhe  do të jetë  efikas  duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton për mbështetje të mëtejmë dhe për  bashkëpunim  të  ngushtë me BQK-në, në adresimin e çështjeve të  cilat konsiderohen me interes  të përbashkët.

Guvernatori Sejko i shoqëruar nga Guvernatori Hamza bën një vizitë homazh në Memorialin e familjes Jashari,  si dhe vizituan qytetin e Prizrenit. Kjo ishte vizita e parë në Kosovë e Guvernatorit Sejko që nga marrja e postit të Guvernatorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)