17 Nëntor 2024

Banka Qendrore e Kosovës shënon 15 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 15 dhjetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon konferencë solemne me rastin e shënimit të 15-vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë ngjarje do të paraqiten të arriturat kryesore në zhvillim e deritanishëm të BQK-së si dhe të sistemit financiar në tërësi.

Po ashtu, do të shtjellohen edhe drejtimet kyçe strategjike të BQK-së për të ardhmen afatmesme.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryesuesit e institucioneve më të larta shtetërore dhe udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit.

Poashtu pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të qeverive dhe institucioneve të huaja të akredituara në Republikën e Kosovës.
 
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)