18 Nëntor 2024

Banka Qendrore e Kosovës dhe e Malit të Zi nënshkruan bashkëpunimi

Prishtinë, 13 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza po merr pjesë në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të regjionit, i cili po mbahet në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014.

 Tema e këtij Samiti është “E Ardhmja Financiare e Regjionit”. Në kuadër të Panelit të Guvernatorëve, Guvernatori Hamza ka mbajtur një fjalim lidhur me gjendjen dhe sfidat e sistemit financiar në Kosovë.

Gjatë këtij samiti Guvernatori Hamza ka pasur edhe një takim të veçantë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Malit të Zi, z. Milojica Dakic, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit.

Përmbajtja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi ka të bëjë me çështjet bilaterale lidhur shkëmbimin e informacionit, licencimin dhe mbikëqyrjen bankare, fuqizimin e luftës kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, menaxhimin në situata të krizave dhe aranzhime të tjera teknike. 

Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)