16 Nëntor 2024

Banka qendrore e Kinës zotohet të ruajë stabilitetin monetar

Pekin, 26 shtator - Banka qendrore e Kinës theksoi se do të ruajë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikës së saj monetare.

Banka Popullore njoftoi të premten se do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme, ndërsa në të ardhmen do të përqendrohet tek gjetja e një baraspeshe midis politikës së shtrënguar dhe asaj të lirshme monetare.

Banka u zotua gjithashtu se do të përdorë mjete të shumta të politikës monetare për të mbajtur një likuiditet të \"moderuar\" si dhe të realizojë zgjerimin e duhur të kredive dhe financimeve sociale.

Në të njëjtën kohë, banka qendrore do të nxitë reformat financiare, në një përpjekje për të nxitur liberalizimin e normës së interesit dhe për të përmirësuar mekanizmin e kursit të këmbimit të RMB-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)