Banka Qendrore e Kinës ul normat bazë të interesit
Pekin, 24 tetor - Banka Popullore e Kinës, banka qendrore, ka ulur të premten kërkesën për rezervën e detyrueshme të bankave dhe normat bazë të interesit.
Prej 24 tetorit, kërkesa për rezervën e detyrueshme për institucionet financiare do të ulet me 0.5 pikë përqindjeje.
RRR-ja për institucionet e kualifikuara financiare që mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro si dhe dhe bujqësinë do të ulet me 0.5 pikë përqindje, sipas bankës qendrore.
Banka njoftoi se do të ulë gjithashtu normat bazë të interesit. Prej së shtunës, normat e interesit për hudhënie njëvjeçare dhe depozita do të ulen respektivisht me 0.25 pikë përqindjeje në 4.35 % dhe 1.5 për qind.